
Ish-lojtarët e Superligës që aktivizohen te Gjilani në Kosovë janë bashkuar me skuadrën në stërvitje. Pas disa ditësh qendrim në izolim, trajneri Mezani së bashku me 6 lojtarët e tjerë kanë rezultuar negative pas testeve të kryera.
Në këtë mënyrë Progni, Jonuzi, Useini dhe Rrapa kanë zbritur në fushën e lojës për të kryer stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. Të gjitha skuadrat në Kosovë do të kryejnë tampon para nisjes së garës për të parë nëse lojtarët janë të infektuar apo jo.
Izair Emini ishte lojtari I parë në Kosovë që doli pozitiv, ndërsa vijon të qendrojë I izoluar për t’u shëruar plotësisht.
Poll