Ferencvarosh-Partizani do të luhet ditën e martë, në datë 19 korrik. Një takim i konsideruar si tepër i vështirë, madje i përcaktuar si një mision i pamundur për kualifikim për të kuqtë. Takimi i parë ka përfunduar në barazim 1-1. Një rezultat që nuk e favorizon aspak skuadrën shqiptare, pasi hungarezët kanë shënuar në fushën e kundërshtarit. Kështu që të kuqve i duhet patjetër të shënojnë, nëse duan që të shpresojnë për më tej, pasi dhe një barazim 0-0, do të kualifikonte ekipin hungarez. Nëse takimi do të përfundojë në barazim me më shumë se një gol, atëherë do të kualifikohen "demat". Ndërsa fitorja për secilën skuadër do të thotë, kualifikim për atë që arrin të triumfojë, pavarësisht numrit të golave.
Hapësire reklamuese