Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Rezultat i pritshëm, s’jemi endë në Euro 2024”, presidenti Duka ul euforinë dhe ka një ‘shënim’ për tifozët: Të mrekullueshëm, por pa ato 3-4 fishekzjarre do të ishte perfekt

Shkruar nga NEWSPORT
“Rezultat i pritshëm, s’jemi endë në Euro

Shqipëria fitoi mbrëmjen e djeshme përballë Moldavisë duke i mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 përpara 22.500 tifozëve kuqezi në shkallët e stadiumit Air Albania. Dy supergolat e Asanit dhe Bajramit i japin Kombëtares 3 pikët e para në këto kualifikuese pas humbjes me Poloninë dhe mban kështu vendin e tretë në grup me 3 pikë, aq sa edhe rivalët polak.

Ëndrra për kualifikimin në Euro 2024 vazhdon dhe kjo ëndërr nuk është aspak e pamundur. Presidenti i FSHF, Armand Duka, shprehet i lumtur për fitoren por mundohet të largojë euforinë dhe të mbajë me këmbë në tokë të gjithë. Ai shprehet se ende nuk është arritur asgjë pasi ka akoma 6 finale të tjera.

Ndër të tjera Duka ka edhe një falenderim për tifozët e mrekullueshëm në shkallët e stadiumit. Megjithatë, një kritikë nuki mungon, ndezja e 3-4 fishekzjarreve do të pasohet me gjobë nga UEFA dhe për Dukën, shmangia e atyre do të ishte perfekte.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga