
Luiza Gega është shpallur atletja e muajit nga Federata Europiane e Atletikës, në një sondazh në faqet zyrtare në rrjetet sociale. Me 5862 vota, Gega ka marrë këtë "medalje" të radhës, teksa në garën e Karlstruhes ka thyer rekordin Kombëtar. Në garën e parë për këtë sezon, Gega ka vendosur kohën 8;44,46 duke kryesuar garën.
Atletja shqiptare ka treguar edhe njëherë se është "Mbretëreshë" e këtij sporti, duke u shpallur attletja e muajit. Këto rekorde nuk ishin të vetmet për Gegën, që në kampionatin ballkanik të zhvilluar në Stamboll për salla të mbyllura, doli triumfuese për të shtatën herë rradhazi. Gega është vlerësuar nga Organizmi Ndërkombëtar I Grave në Shqipëri, duke I bërë jehonë arritjeve të saj. Sportistja është përfaqësuese e nismës HeforShe, në mbështetje të gjinisë femërore për barazi.
Congrats to our sport & #HeForShe champion Luiza Gega for being:
— UN Women Albania (@unwomenalbania) February 18, 2020
* Balkan's Champion for the 7th time in a row in long-distance
* January athlete of the month #womeninsports https://t.co/eScy56ZXIp