Kvicha Kvaratskhelia i ka çmendur të gjithë me Napolin dhe tani klubet janë vënë në kërkim të talenteve të ngjashëm me pak kosto. I blerë për vetëm 10 milionë euro, tani vlera e tij është të paktën 10 herë më e madhe.
Mirëpo, në verë, ai gjeorgjiani mund të ishte veshur me fanellën e Milanit por në fund kuqezinjtë refuzuan të mbyllin marrëveshjen. Tashmë kuqezinjtë nuk do duan të bëjnë më këtë gabim dhe kanë nisur gjuetinë për një tjetër talent.
Eduard Spertsyan, mesfushori sulmues dhe anësor me Krasnodar i cili luan për Kombëtaren armene. Kampionët e Serie A kanë dërguar një ofertë zyrtare prej 8 milionë eurosh por rusët e vlerësojnë rreth 12 milionë euro, raporton Gazzetta dello Sport.
Poll