Largimi i disa futbollistëve nga Përfaqësuesja U-21 e Kosovës drejt Shqipërisë apo kombetareve të tjera ka ngritur shumë debate ne media javën e fundit. Pas deklaratave të trajnerit Toverlani apo edhe disa njerëzve të tjerë public, debatit i është shtuar edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili në një postim në InstaStory shprehet për këtë çështje.
“Vetëm nëse e dashuroni dhe ndjeni për këtë shtet mund të luani. Unë jam 1000 herë më i mirë madje as nuk krahasohem dot me të gjithë ata që nuk e kanë pranuar Kosovën. Mua mu deshën 10 sekonda për të pranuar këtë shtet sepse zemra ime rreh për të kështuqë nëse ju nuk e doni këtë shtet nuk jeni pjesë e saj. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikushi.”
Postimi i Zhegrovës në InstaStory: