Jadon Sanchos tashmë ka përfunduar në qendër të mediave sportive për shkak të të ardhmes së tij. Lojtari anglez aktualisht luan te Borussia Dortmund në formë huazmi nga skuadra e Manchester United.
Por ku kanë mbetur edhe pak muaj nga përfundimi i këtij huazimi, Sanches nuk dëshiron rikthimin në “’Old Trafford”, pasi do të vihej sërish nën urdhrat e Erik Ten Hag, me këtë të fundit që e penalizoi pak muaj më parë.
Në këto kushte 23-vjeçari ,e shumë gjasa do të vazhdojë qëndrimin e tij në Gjermani. Sipas Florian Plettenberg i “Sky Germany”, lojtari dëshiron të qëndrojë te verdhezinjtë. Në fakt edhe gjermanet janë në kënaqur me performancën e Sanchos dhe pritet që së shpejti mes klubeve të nisin bisedimet për të transferuar përfundimisht anglezin në ‘Signal Iduna Park’.