
Real Madrid dhe Barcelona do të zhvillojnë një “El Clasico” mes tyre, këtë herë në merakto, pasi të dy gjigandët e La Liga kanë shfaqur interes për shërbimet e Marselo Brozovic.
Sipas “La Gazzeta dello Sport” të dyja ekipet kërkojnë shërbimet e yllit të Interit, me Brozovic që është një titullarë i padiskutueshëm te zikaltrit. Zikatrit nuk janë në gjende të mirë financiare dhe në këtë mënyrë drejtuesit mund të pranojnë të heqin dorë nga lideri i skuadrës.
Kroati nga Interi vlerësohet 35 milionë euro, shumë kjo që mund të diskutohet, pasi skuadra italiane ëhstë në situatë të ëvshtirë financiare. Nëse diçka e tillë arrihet dhe Brozovic do të kalonte në La Liga, atëherë cilado skuadër që do të siguronte shërbimet e mesfushorit do t’i bënte nder lojtarit të kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanit, pasi do të shtoheshin shanset për të luajtur si titullarë.