
Festa e Gareth Bale me përfaqësuesen e Uellsit, ku ai e rendiste Real Madridin si të preferuarin e tij, por pas golfit ka nxitur mjaft polemika në Spanjë. Tifozët s'e duan më në skuadër, por duket se në të njëjtën linjë nuk qëndrojnë drejtuesit e klubit.
Siç raporton e përditshmja spanjolle "Marca", një burim brenda klubit madrilen është shprehur: "Ai është lojtari më i mirë që kemi. Ka ende shumë për të dhënë për skuadrën tonë". Me sa duket, 30-vjeçarin s'kanë ndërmend ta largojnë në merkaton e janarit.
Ndryshe nga sa u përfol ditën e djeshme, në Madrid e kanë ndarë mendjen: Bale nuk largohet. Si do ta presin tifozët këtë vendim? Me siguri me polemika, por Bale duhet t'i ndryshojë mendjen përmes performancës në fushë.