
Federico Valverde ishte protagonist pas ndeshjes mes realit dhe Villarreal të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”. Lojtari i madrilenëve priti në parkingun e stadiumit kundërshtarin e tij Alex Baena, të cilin e goditi me grusht. Shkak është bërë një “mallkim” që lojtari i “nënndetëses së verdhë” i ka bërë futbollistit të “Los Blancos” për fëmijën që priste ti vinte në jetë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar shkurtimisht për emisioni “LaSecta Deportes” në Valdebebas.
“Jo, jo. Më vjen keq”, ka thënë shkurt futbollisti madrilen, teksa ndaj tij preten masa si nga skuadra e Real Madrid ashtu edhe nga Federata Spanjolle e Futbollit.
Poll