Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Reagon për herë të parë BAENA pasi u godit nga Valverde: E pabesueshme ajo çfarë ndodhi, nuk i kam thënë asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
Reagon për herë të parë BAENA pasi u godit nga Valverde: E
Villarreal arriti  një fitore spektakolare ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët u mposhtnë 2-3 në në sfidë që nuk kaloi pa incidente në fund të saj. Sipas mediave spanjolle Federico Valverde dhe Alex Baena u përfshin në  një sherr. Në fakt lojtari i “Los Blancos” goditi me grush kundërshtarin e tij. Shkak rapërtohet të jenë komentet që Baena ka bërë për fëmijën uruguait. Partnerja e Valverdes pati një frikë nga aborti, por fatmirësisht gjithçka doli në rregull. Shoqëruesit e lojtarit pretenduan për Marca se Baena tha “qaj tani që djali yt nuk do të lindë” pasi i shkaktoi një faull gjatë ndeshjes së Kupës. Një tjetër incident mes dyshes thuhet se ka ndezur tërbimin e Valverdes, gjë që çoi në incidentin në fjalë. Baena që atëherë i është përgjigjur akuzave, të cilat ai i mohoi me forcë në një postim në Twitter. “Shumë i lumtur me fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një stadium si Santiago Bernabéu, por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që flitet për mua. ËSHTË PLOTËSISHT E PAVËRTETË QË E THASH ATË”, shkroi Baena.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga