Tirana-Partizani u mbyll me rezultatin e thellë 5-1. I ftuar në emisionin "Pressing" ish-gjyqtari Albano Janku bëri moviolën për rastet e diskutueshme në derbi. Në fjalën e tij Janku deklaroi:
Rasti i parë i Vangjelit? "Dora e Vangjelit është në pozicon të rregullt dhe gjyqtari Xhaja ka vepruar drejt duke mos e akorduar penallti. Në këto moment shikojmë që duket qartë që për mendimin tim topi ka rënë në pjesën e shpatullës dhe dora në këto moment është në pozicion natyral dhe mbrojtësi mundon ta shmang dorën".
Rasti i Bathës" Gjyqtari fillimisht duhet të ndërhyjë për faull të Corderio ndaj Bathës. Më vonë duhet të jepet karton i verdhë ndaj Bathës për reagimin e tij anti-sportiv ndaj lojtarit të Partizanit. Edhe në rastin e Çyrbjes kemi thënë që nuk ishte karton i kuq, por duhej të jepej e verdhë.
Penalltia e parë? "Është minuta e 18-të Torasa del vetëm me portierin, Bitri e ndalon me duar duke mos e tentuar që të mos luaj me top. Rregullorja e thotë qartë që kur tenton të mos luash me top dhe t'i heqësh mundësi për shënim kundërshtarit është karton i kuq dhe gjyqtari Xhaja ka vepruar shumë mirë".
Penalltia e dytë? "Cale pasi shmang Telushit kemi një ndërhyrje të vonuar të Telushit dhe nuk ka dyshime që është penallti".
Karton i kuq i Torrasës? "Shikojmë këmbën e ngritur të Torasës dhe karton i kuq i drejt. Mungon një karton i verdhë për Telushin në plasje me Telushin për gjest anti-sportiv", u shpreh Janku.
