Milot Rashica pritet që të ndryshojë ambient këtë verë. 20-vjeçari që është pjesë e hollandezëve të Viteses kërkohet nga shumë skuadra, teksa ka ngjallur interesin e Napolit, skuadër ku luan mbrojtësi i krahut të djathtë të Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj. Mësohet se për 20 vjeçarin që ka bërë një sezon të mirë në Holandë ka një ofertë prej 10 milionë eurosh, ndërsa pritet zyrtarizimi.
[caption id="attachment_947" align="alignright" width="400"] Milot Rashica[/caption]
I pyetur për këtë transferim, Elseid Hysaj, i cili është dhe kapiteni më i ri i Kombëtares tonë shprehet i kënaqur nëse ky transferim do të realizohej: “Do të më bëhej qejfi nëse do të realizohet sepse Rashica do të ketë një të ardhme të ndritur vetëm duhet të mbajë kokën poshtë”, deklaroi shkurtimisht Hysaj. Kalimi i Rashicës në Serie A ende nuk është zyrtarizuar, por mediat italiane shkruajnë se Napoli ka ofruar 10 milionë euro.