
Ylli brazilian i Leeds United, Raphinha, duket shumë pranë Barcelonës. Sulmuesi i djathtë ka arritur akordin personal me katalanasit dhe është gati për t’u transferuar në “Camp Nour”.
Agjenti i tij, ish-lojtari i Barcelonës Deco, ka qenë mbrëmjen e djeshme në takim me drejtuesit e Barcelonës dhe ka rënë dakord që lojtari i tij të transferohet, por u ka kërkuar katalanasve që të gjejnë akordin edhe me Leeds United, që nuk ka ndërmend të ulë çmimin.
Klubi anglez kërkon plot 55 milionë euro për kartonin e Raphinha, por Barcelona nuk mund të paguajë një shumë të tillë duke pasur parasysh krizën financiare që ka kapluar gjigantët spanjollë. Mbetet për t’u parë se si do të gjendet akordi mes dy klubeve.
Raphinha deal. Barcelona have full agreement with his agent Deco since February on a five year deal but Leeds want €55m, no plan to change their price tag. 🇧🇷 #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 19, 2022
Barça need to be fast as Premier League clubs are back in the race, including Arsenal - but no bid submitted yet.