Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Një Italian kryesor Rally Albania në fund të fazës së parë, shqiptarët me MAKINE renditen të dytët (Edicioni 15-të RALLY ALBANIA)

Shkruar nga NEWSPORT

Sot janë nisur drejt Valbonës. Por duket se nisja në orët e para të mëngjesit i ka nxjerrë edhe rezultatet e para. Kështu, grupi organizator që me anë të sistemit GPS shikon gjithcka online, ka nxjerë edhe fituesit e parë të konkurrimit në Rally Albania 2019.

Italiani Christian Pastori kryeson garën Rally. Me motorrin e tij off road, Pastori, të paktën 10 vitet e fundit është pjesmarrës I rregullt I garave në Shqipëri. Ndaj, ndoshta, më shumë se të tjerët, është edhe njohës shumë I mirë I terrenit shqiptar.

Ai është nisur nga bivouac "Stela" sipas asaj që është publikuar në orën 7.09 të mëngjesit, dhe ka përfunduar për 1:08:21 garën duke shkuar në bivouac të Valbonës, aty ku edhe do të qëndrojnë ditën e sotme.

Në vendin e dytë, kemi një makinë, dhe fituesit janë shqiptarë. Nurka/Kullolli, kanë arritur që të kenë kohën më të mirë për makinat. Në fakt, tek makinat, gjithmonë kryesimin e garave e ka mbajtur Renti Sina, por ky I fundit, në fund të stage të parë, ka qenë në vendin e 9-të.

Në vendin e tretë sërish është një makinë.

Rally Albania, startoi dje edicionin e vet të 15-të në një udhëtim mbresëlënës për më shumë se 300 të huaj që do të jenë për një javë në Shqipëri.

Prologu u krye mes fillimit të protestës së opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe garuesve që ishin vendosur në sheshin Skënderbej.

Garuesit do të shohin Valbonën, do të zbresin në Voskopojë, përgjatë maleve do të kalojnë në Himarë ku do të qëndrojnë dy ditë, për tu kthyer sërish në Tiranë. Vec qëllimeve sportive, gara ka një impakt të madh edhe për turizmin. Shumë prej atyre që janë në garë kthehen vit pas viti në Shqipëri, por afrojnë edhe shumë të tjerë. (NEWSPORT.AL)

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga