Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Racizmi ndaj Vinicius, flet Ançeloti: Ai është viktimë e diçkaje që nuk e kuptoj

Shkruar nga NEWSPORT
Racizmi ndaj Vinicius, flet Ançeloti: Ai është viktimë e

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ançeloti ka folur për abuzimet raciste ndaj brazilianit Vinicius. Italiani ka bërë “me faj” për këtë problem të gjithë futbollin spanjoll.

Së fundmi ndaj Vinicius ka pasur kore raciste nga tifozët e Mallorca në ndeshjen e së shtunës. Në një video në rrjetet sociale tifozët e Mallorca dëgjohen qartë që thërrasin kore raciste ndaj brazilianit.

Gjithashtu më herët është gjetur një manekin e veshur me numrin 20 në një urë në Madrid, përpara qendrës stërvitore të Realit. Manekina ishte e veshur me ngjyrat bardhekuqe, me ngjyrat e Atletico Madrid. Në të shkruhej “Madridi e urren Realin”. Autoritetet spanjolle po hetojnë për abuzimet ndaj 22 vjeçarit dhe për krim të mundshëm ndaj tij.

“Duket sikur problemi është Vinicius, por nuk është ashtu”, shprehet Ançeloti. “Është një problem i futbollit spanjoll dhe duhet të zgjidhet. Vinicius është viktimë e diçkaje që nuk e kuptoj.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga