Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Racizëm ndaj Vlahovic në ndeshjen Atalanta – Juventus, Gasperini jep shembull Berat GJIMSHITIN (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Racizëm ndaj Vlahovic në ndeshjen Atalanta – Juventus, Gasperini

Gjatë ndeshjes Atalanta-Juventus, Dusan Vlahovic ka rënë pre e sulmeve raciste teksa disa tifozë dëgjoheshin të thurnin kore: “Ti je cigan!”

Edhe pse kjo ngjarje ka shkaktuar jo pak polemika e madje ka vënë në lëvizje strukturat e drejtësisë së futbollit, trajneri i bergamaskëve Gianpiero Gasperini ka reaguar duke theksuar se bëhet fjalë thjesht për sulme me bazë sportive dhe jo për racizëm e për këtë ai ka marrë shembullin e dy lojtarëve të huaj që janë pjesë e Atalantës.

“Këtu nuk ka racizëm sepse të Atalanta luajnë Pasalic e Gjimshiti e madje në të shkuarën edhe Ilicic. Sulmet janë drejtuar ndaj personit në fjalë ndoshta për çështje të tjera. Racizimi është një çështje shumë serioze dhe duhet luftuar por nuk duhet ngatërruar sepse në të kudërt do të prekte edhe lojtarët tanë”, thekson tekniku i skuadrës bergamaske.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga