
Vetëm pak momente mjaftojnë që jeta të marrë kthesa dramatike. Por, të paktë janë njerëzit që ngrihen mbi dështimet dhe fatkeqësitë personale për të fituar duartrokitjet dhe dashurinë e të gjithë botës. Futbollisti kolumbian Juan Fernando Quintero është një personazhet më enigmatikë në botën e futbollit bashkëkohor.
Jeta e tij ka qenë e luhatur midis zhgënjimit, tragjedisë dhe triumfit. Organizatori i "Los Cafeteros" nuk është vetëm një lojtar i shpejtë, dinamik dhe shëprthyes. Fatkeqësitë dhe zhgënjimet kanë qenë gjithmonë të pandarë kundër tij. Lindi në 1993 në Medellin në periudhën më të stuhishme të luftës së shtetit kolumbian me kartelet e drogës.
Quintero nuk pranon të rrëfejë të kaluarën e tij, në respekt të babait të humbur dhe njerëzve të dashur. Vetëm 2 vjeç ai humbi të atin. Jaime Enrique Quintero Cano u zhduk në rrethana të panjohura në 1995 kur bëri debat me eprorët e tij ushtarak. Për 20 vite familjarët dhe të afërmit e tij nuk kanë reshtur së kërkuari Jaimen.
Në kohën kur luante te Porto ai priti të transferohej te Arsenali, por britanikët nuk i besuan talentit të tij. I revoltuar me veten ai u kthye në atdhe dhe vendosi të hiqte dorë nga futbolli dhe se nuk do të prekte top me këmbë. I dhënë pas muzikës latine "reggaeton" ai nisi të promovonte veten si këngëtar. Presioni mediatik e detyroi të kthehej me ekipin e Indipendente Medellin dhe zbuloi talentin e tij.
Quintero është "specie e rrallë" numrit 10 klasik, një pozicion që sot po asimilohet nga prioritetet e futbollit modern. Por 25-vjeçari ka mbetur fanatik i pozicionit të tij duke shkëlqyer në çdo aspekt. Në fëmijëri fitoi një debat me trajnerin për zgjedhjet taktike. Në 2014 shënoi një nga golat më të bukur në Botëror kundër Bregut të Fildishtë. Ai e përsëriti kryeveprën e tij supergolin e shënuar në humbjen 2-1 me Japoninë në Kupën e Botës në Rusi.
Sot ai luan në Argjentinë për River Plate, por gjithmonë ai e kthen kokën nga Europa ku shpreson të luajë një ditë. Ai nuk ndërmend të heqë dorë nga dashuria e tij e përjetshme futbolli. /Newsport.al/