Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Qeveria i lejon të jenë në stadium, Prishtina pa tifozë në sfidën e kthimit ndaj Ferencvaros

Shkruar nga NEWSPORT
Qeveria i lejon të jenë në stadium, Prishtina pa tifozë

Prishtina do të luajë sfidën e kthimit të Champions League ndaj Ferencvaros më datë 13 korrik. Ndeshja e parë e luajtur në Hungari është mbyllur me shifrat 3-0 për skuadrën ku bën pjesë edhe Myrto Uzuni, ndërsa Prishtina do të tentojë të bëjë mrekullinë edhe pse një e tillë duket gati e pamundur.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Prishtina ka dhënë një lajm të keq për tifozët. Ata nuk do të jenë të pranishëm në "Fadil Vokrri" edhe pse Qeveria ka dhënë dritën jeshile për patur rreth 15% të kapacitetit.

UEFA ka rregulla strikte për tifiozët që duhen të bëjnë tampon dhe të mos jetë i infektuar me Covid-19, 14 ditë përpara ndeshjes e gjithashtu biletat duhet të jenë të personalizuara për çdo tifozë. Një gjë e tillë është e pamundur e për këtë arsye, Prishtina do të luajë ndeshjen e kthimit pa tifozë.

Postimi i Prishtinës:

"Ndeshja zhvillohet pa shikues me gjithë përpjekjen maksimale të klubit, një gjë e tillë është e pamundshme në këtë moment dhe në këto rrethana me rregulla të rrepta të pandemisë COVID-19", thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga