Katër ndeshje, asnjë fitore nga Partizani në Superiore. Situata tek të kuqtë nuk duket aspak e qetë. Megjithatë në linjë të kundërt shfaqet gjithmonë trajneri Giovanni Colella. Italiani është i qeshur pavarësisht rezultateve duke nxitur polemikat e tifozëve të kuq.
Së fundmi ka reaguar Dritan Laçi. Një nga gazetarët e njohur në vend, i deklaruar mbështetës i kryeqytetasve, ironizon trajnerin e Partizanit përmes një positmi në rrjetet sociale. Ai përshkruan shkurtimisht atë që ndodh te 16 herë kampionët e Shqipërisë duke shkruar:
“Katër ndeshje, zero fitore. Dhe ai është i lumtur. Kolela në versionin “Qesh si Kizi i Pazarit”. Tani ka mbetur të na nxjerrë vetëm llapën dhe të na përqeshë si rahmet pastë Veri, dhe të na gëzojë me numrat e kllounit që na bën pas çdo humbje apo barazimi”.
Sot, Partizani barazoi 1-1 në shtëpi me Egnatian, duke regjistruar përballjen e katërt që nuk arrin të marrë pikët e plota. Të kuqtë gjenden në vendin e dytë të Superiores me 3 pikë më pak se Tirana kryesuese.
[caption id="attachment_678202" align="alignnone" width="672"] Postimi i Dritan Laçit[/caption]