
Ismet Munishi njihet gjerësisht në futbollin kosovar e atë dardan, më shumë për deklaratat e tij që duket se janë mënyra e vetme që t’i dëgjohet emri pasi prej thuajse 1 dekade nuk ka fituar titullin në Superligën e Kosovës.
Së fundmi, trajneri i Ferizaj në Kategorinë e Parë të Kosovës, ka sulmuar gazetaren Qeqa Krelani, me të cilën ‘kapet’ shpesh. “Sekretare e fan clubit Ilir Daja”, e ka quajtur Munishi komentatoren e parë femër të futbolli shqiptar pasi Krelani shpeshherë ka lavdëruar arritjet e trajnerit të Ballkanit, ashtu si mijëra të tjerë…veç Munishit.
Asosacioni i Gazetarëve në Kosovë ka dalë me një reagim zyrtar ku dënon gjuhën e përdorur nga Munishi si “denigruese, seksiste dhe se duhet të ndalohet përgjithmonë”.