Partizani luajti dje kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Të kuqtë fituan me rezultatin 2-1, ndërsa portieri Bekim Rexhepi “tërboi” tifozët e pranishëm në tribunën karshi. “Gardiani” i ri dilte shpesh deri në gjysmë të fushës kur ekipi i tij sulmonte.
Mbështetësit e Partizanit i kërkonin mos të qëndronte aq shumë përpara, për të shmangur ndonjë surprizë nga kundërshtari. Por, reagimi i Rexhepit ishte thjeshtë me një buzëqeshje. Një veprim që na kujtonte Neuer që shquhet për daljet e tij të shumta deri në gjysmëfushë.
Poll