
Gentian Mezani është pjesë e Gjilanit në kampionatin kosovar. Trajneri vlonjat së bashku me disa lojtarët të tjerë nga Shqipëria qendroi për një javë në një qendër studentore në Kosovë pasi ishin të detyruar të izoloheshin për 9 ditë. Në një lidhje me “Fan Zone”, Mezani ka folur për ditët e karantinës që sipas tij ishin të gabuar.
“Nuk e di përse qendruam në qendrën studentore, por këto ishin rregullat këtu dhe ishim të detyruar t’i zbatonim. Mendoj që është e gabuar ky rregull pasi mund të infektohesh nga njerëzit që ishin aty. Shumë njerës ishin të rënduar psikologjikisht pasi u është mohuar liria. Në momentin që ti del negativ nuk ke përse të qendrosh mbyllur për kaq kohë.
Ndeshjet e para do të jenë të vështira për skuadrat. Bëhen 3 muaj në momentin që do të zbresin në fushë. Ka qenë e gabuar e gjitha kjo pasi na ka lënë shumë mbrapa. Klubi ka bërë të pamundërtën që ne të ishim bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Kemi kërkuar që të zhvillonim stërvitje jashtë ambientit por na është refuzuar. Mendoj se do të jemi 80% gati kur të rinisi kampionati. Lojtarët që kisha me vetë mbajnë peshën e skuadrës, por shpresoj që këtë kohë të marrim veten dhe të arrijmë një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë.
Ishte shumë e rëndësishme që futbolli të riniste dhe çdo gjë të jetë pozitive këtëj e tutje e të mos kemi raste me virus”.