
Gerhard Progni do të vazhdojë të jetë pjesë e Gjilanit, të paktën edhe një vit. Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari nga Tropoja, i cili dha një intervistë për RTV Dukagjini. Progni ka zhvilluar 25 paraqitje këtë sezon, me ish lojtarin e Partizanit që ka shënuar 11 gola.
"Kam arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit të Gjilanit për të vazhduar edhe për një edicion të radhës. Do të jem i fokusuar 100% me Gjilanin edhe për edicionin e ardhshëm. Janë dy derbi të veçantë që kanë specifikat e veta. Derbin Partizani - Tirana ndoshta e karakterizon më shumë infrastruktura sepse stadiumi është më i madh dhe rrjedhimisht zë më shumë tifozë. Por, gjithsesi e thash që derbi ka veçantitë e veta dhe si Gjilani - Drita, po ashtu Partizani - Tirana janë dy ndër derbit më të mëdhenj në ballkan'' - deklaron ai.