Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Qatip Osmani "qaj e qesh" para Erzenit, 2 rikthime me “peshë” dhe një mungesë

Shkruar nga NEWSPORT
Qatip Osmani "qaj e qesh" para Erzenit, 2 rikthime me

Vllaznia pas fitores 1-0 me Kukësindo të kërkojë një tjetër 3 pikësh ndaj Erzenit në kampionat. Shkodranët do të luajnë ndaj shijakasve dhe për këtë sfidë Qatip Osmani do të ketë dy rikthime mjaft të rëndësishme.

Do të jenë të gatshëm Marko Juric dhe Esin Hakaj, të cilët munguan ndaj Kukësit. Të dy lojtarët kanë shlyer pezullimet dhe do të rimarrin vendin e tyre në formacionin ndaj verilindorëve.

Por përveç rikthimeve, do të ketë edhe mungesa.Do të mungojë Ardit Krymi. Ky i fundit ka plotësuar nurmrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj shijakasve nuk do të mund të japë kontributin e tij në fushën e lojës. Në këtë mënyrë Qatip Osmani do të duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Formacioni i mundshëm: Qarri, Smajli, Juric, Stojanovic, hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Çoba, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga