
Shkupi ka arritur të fitojë kundër Shkëndijës së Tetovës, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 ekipin kuqezi. Shkupi me në krye Qatip Osmanin ka ndalur skuadrën e shqiptarëve, të cilët kishin mundësi të kalonin të parët në avantazh me Besart Ibraimin që humbi një penallti. Pjesa e dytë foli për vendasit të cilët dhanë maksimumin në një ndeshje të luftuar fort.
Goli i parë u shënua nga Marin Jurina në minutën e 69-të, ndërsa në të 85-tën vulosi rezultatin në 2-0. Pas kësaj ndeshja, Shkëndija e Tetovës zbret në vendin e pestë, ndërsa Shkupi ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë të grumbulluara.
Poll