
Kylian Mbappe mbetet në pritje të bonusit të besnikërisë nga Paris Saint-Germain pavarësisht pyetjeve që janë bërë se sa kohë do të qëndrojë.
Sulmuesi francez rinovoi kontratën në verën e vitit 2022 dhe në të përfshiheshin disa bonuse besnikërie që kapnin shifra deri në 100 milionë euro. Ndërsa Mbappe duket se ka pak interes për të mbetur në rezervat e PSG-së, atij do t'i paguhet një bonus besnikërie prej 60 milion€. Kjo klauzolë në kontratën e tij aktuale do të hyjë në fuqi më 1 gusht.
Real Madrid thueht e ka një akord verbal me lojtarin për t’u transferuar falas sezonin tjetër, por në tryezën e PSG ka mbërritur një ofertë stratosferike prej 300 milionë eurosh për të blerë kartonin dhe 700 milionë euro rrogë për lojtarin në sezon. Mbetet të shihet se si do të jetë fundi i kësaj sage.