
Sezoni ka përfunduar për Neymar. Pas eliminimit nga Champions League, Paris Saint-Germain vendosi t'i nënshtrohej një operacioni brazilianit për të rregulluar problemin me kyçin e këmbës, një dëmtim që ai e pësoi më 19 shkurt kundër Lille. Operacioni është kryer mëngjesin e sotëm në Doha të Katarit.
Një tjetër goditje për parizienët që kanë shpenzuar shuma të jashtëzakonshme për të arritur suksesin europian. Në kampionat është thjeshtë një shëtitje dhe dështimi në Champions mund të bëjë që yjet si Messi e Mbappe të largohen në verë. Ndërkohë, Neymar është thuajse i larguar pasi prej kohësh përflitet nëj ndarje e tij nga Parisi.
Poll