Pse nuk ka sulmues shqiptar në kampionatin shqiptar?!
Shkruar nga NEWSPORT
[caption id="attachment_22658" align="alignleft" width="300"] Pero Pejiç[/caption]
Shumë mbrojtës, por shumë pak sulmues. Ky është një fakt jo i mirë në kampionatin Shqiptar, pasi faza ofensive është një problem i vazhdueshëm si për skuadrat, ashtu edhe për trajnerët. Po të fillojmë të numërojmë sulmuesit e Superiores shumë pak do të jenë nga Shqipëria, pra shqiptarët i kemi " me pikatore".
E nisim me kampionët e Skënderbeut. Në organikën e tyre ndodhen katër sulmues si Salihi, Xhejms, Fukui dhe Plaku. Shumë pak shqiptarë për një skuadër kampione. Siç e dimë vetëm Salihi dhe Plaku janë shqiptarë, ndërsa Xhejms dhe Fukui vijnë nga tregu i huaj.
[caption id="attachment_22659" align="alignright" width="300"] Ekuban (Partizani)[/caption]
Më pas vazhdojmë me Partizanin. Faza ofensive e të kuqve mbetët një problem i madh. Drejtuesit e kuq kanë afruar në organikën e tyre dy sulmuesë nga jashtë, konkretisht Volas dhe Ekuban. Siç shihet, te kjo skuadër mungojnë sulmues nga Shqipëria.
Kukësi ka në organikën e tij Pejiç, Emini dhe Guri. Vetëm Guri është shkodran, ndërsa Pejiç dhe Emini vijnë nga jashtë vendit.
Flamurtari, ashtu si Partizani ka një sulm me të huaj, si Bushiç dhe Alvesh.
Skuadra e Teutës është i vetmi ekip që ka dy sulmues shqiptarë, dhe prodhime të akademisë vendase si Hyseni dhe Magani.
Ndërsa skuadrat e tjera Laçi, Korabi, Luftëtari, Vllaznia dhe Tirana janë në rindërtim e sipër.
[caption id="attachment_22660" align="alignleft" width="277"] Artur Magani (Teuta)[/caption]
Megjithatë Shqipëria për sulmues po vuan, konkretisht kampionati ynë. Edhe në akademitë e futbollit si Tirana, Partizani, Skënderbeu etj ka një rënie drastike të lojtarëve që afrohen për t'u formuar si sulmuesë. Nga Shqipëria shumë pak lojtarë ofensive kanë dalë për tregun e huja, ku mund të përmendim Çikalleshin, Balajn dhe Sadiku. Të tre këta lojtarë kanë
dalë nga akademitë e futbollit shqiptar, por edhe këta janë shumë pak për të përfaqësuar sulmin e futbollit shqiptar. Nuk mund të lemë pa përmendur Hamdi Salihin, ish-sulmuesin e përfaqësueses kuqezi, megjithatë edhe ky lojtar ka shumë kohë që është formuar si sulmues dhe tashmë është kthyer për të mbyllur karrierën e tij në Shqipëri. Një fakt i vërtetë, por problem i madh për futbollin shqiptar.
Një arsye e pazbuluar, që të bën të pyesësh, pse po "zhduken" sulmuesit në akademitë e futbollit, duke e lënë sulmin e futbollit shqiptar në dorë të të huajve?
Skënderbeu – Salihi, Xhejms, Fukui, Plaku
Partizani – Volas, Ekuban
Kukësi – Pejiç, Emini, Guri
Flamurtari – Bushiç, Alvesh,
Teuta – Hyseni, Magani
Laçi, Korabi, Luftëtari, Vllaznia, Tirana janë në rindërtim e sipër.