Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Prova e fundit për Ilir Dajën në Antalia, korçarët në kërkim të suksesit përballë kazakëve

Shkruar nga NEWSPORT
Prova e fundit për Ilir Dajën në Antalia, korçarët

Skënderbe po u jep dorën e fundit përgatitjeve në Antalia. Korçarët përgjatë qëndrimit dy javor në Turqi kanë zhvilluar tre miqësore deri tani, ndërkohë që është planifikuar të luhet edhe një e katërt, e cila do të jetë e fundit për këtë fazë përgatitore në tokën turke.

Kundërshtari i radhës për skuadrën e Ilir Dajës do të jetë skuadra kazake, Oktoben. Ndeshja do të luhet ditën e nesërme. Sot, Daja do të vazhdojë normalisht me axhendën e përgatitjeve. Do të zhvillohen dy seanca stërvitore, një paradite dhe një mbasdite.

Nesër do të jetë dita e së vërtetës për korçarët të cilët do të kenë mundësinë të marrin një rezultat pozitiv pas dy humbjeve dhe një barazimi të regjistruara në tre takimet e para miqësore që janë zhvilluar në Turqi përgjatë këtyre ditëve.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga