Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Protestuam për një faull dhe u godita nga Lazer Matija”, Edonisa Aliu: Ai tani nuk pranon të flasë për mediat, po i ikën të vërtetës

Shkruar nga NEWSPORT
“Protestuam për një faull dhe u godita nga Lazer Matija”,

Dhuna në futbollin e vajzave është ngjarja më e shëmtuar që mund të ndodhte në sportin shqiptar. Skenat skandaloze në ndeshjen Tirana – Vllaznia kanë lënë një njollë shumë të errët e cila shënjon rëndë futbollin tonë.

Drejtoresha e Tiranës, Edonisa Aliu ishte e ftuar në RTSH ku ka sqaruar më tej situatën e duke akuzuar drejtpërdrejt presidentin e Vllaznisë, Lazer Matija.

“Unë jam dhunuar dhe kam pranuar të vij këtu në studio, ndërsa presidenti i Vllaznisë nuk ka pranuar të vijë, po i ikën të vërtetës. Kam 12 vite që merem me futbollin e femrave, por nuk kam përjetuar kurrë një ngjarje të tillë. Atë ditë jemi dhunuar. Është fakt që mediat e kanë perceptuar ndryshe, se zënka ka nisur mes futbollisteve, por nuk është e vërtetë. Jam dëmtuar në qafë dhe në shpinë nga goditjet e njëpasnjëshme të Vllaznisë.

Ndodhi një faull për Vllazninë dhe ne reaguam, sepse kemi të drejtën tonë të reagojmë. Po shikoja ndeshjen dhe për një moment marr një goditje nga presidenti i Vllaznisë. Në atë situatë nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Më pas filloi rrëmuja, kam pësuar goditje të njëpasnjëshme nga presidenti dhe stafi i tij. Jam shumë e pikëlluar që për herë të parë dal në një studio televizive në Shqipëri dhe flas për dhunën ndaj femrave.

Si për ironi të fatit ishte dhe dita kundër dhunës ndaj grave. Jam shumë e pikëlluar nga kjo ngjarje dhe shpresoj që të ngrihet zëri që të mos ndodhë më një gjë e tillë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga