Problemi më i madh gjatë kohëve të fundit janë bërë protestat e trajnerëve dhe lojtarëve ndaj gjykimit, gjë që bën edhe disiplinorin që të lëvizë. Ngjarja e fundit ka ndodhur në Angli, ku trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është dënuar me një ndeshje dhe 50 mijë paund gjobë për shkak të protestave ndaj gjyqtarëve.
Portugezi u akuzua në dy raste të ndara. E para pasi komentoi për gjyqtarin Anthony Taylor para ndeshjes me Liverpoolin dhe e dyta pas sjelljes së tij ndaj gjyqtarit në ndeshjen e fundit me Burnleyn, kur gjyqtari Mark Clattenburg e detyroi të shikonte ndeshjen nga ulëset e shikuesve.
Poll
