Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Protagonistë në fushë, Kacbufi dhe Kasa njëzëri: Do të bëjmë diferencën në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Protagonistë në fushë, Kacbufi dhe Kasa njëzëri: Do

Egnatia arriti të fitonte 4-1 kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Pas këtij takimi kanë folur dy lojtarët e rrogozhinasve. Aleks Kacbufi dhe Redi Kasa kanë analizuar shkurtimisht takimin.

I pari ka qenë Kacbufi që ka dhënë mendimin e tij për mikrofonin e Oversport: “Dua t’i kërkoj falej çunave për kartonin e kuq. Mund të shkonte ndeshja dhe më keq. Sa për fitoren jemi përgatitur gjithë javën dhe morëm 3 pikë. Malota dhe Atanda? Më ndihmojnë në çdo stërvitje, më përkrahin. Më japin kurajo. Në çdo ndeshje mundohem të bëj më të mirën time. Nervat do të mundohem t’i rregulloj pak. Do të mundohem të jem ai profesionisti”.

Më tej ishte radha e Redi Kasës i cili tha: “Goli i parë për mua dhe jam i kënaqur. Do të vijoj të punojmë për këtë. E ardhmja? Kampionati shqiptar është shumë i fortë. E prisja se do të ishte kështu sepse ma kanë thënë drejtuesit. Këtu ka lojtarë me kualitet por unë do të bëj diferencën me kualitetin tim.

Gjuha shqipe? Më fal, do të mësoj dalëngadalë”, përfunduan ata.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga