
Granit Xhaka është një lider i padiskutueshëm i Arsenalit dhe kombëtares së Zvicrës. Mesfushori shqiptar po bnë paraqitje fantastike këtë sezon me “topçinjtë”, ndërsa udhëhoqi kombëtaren “helvete” në Kupën e Botës.
Në Zvicër do të mbahet një ceremoni për të nderuar lojtarët zviocerianë më të mirë të vitit që lamë pas, e cila do të mbahet ditën e hënë.
Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka njoftuar se trofeu i ri “Iconic” do t’u jepet fituesve për paraqitjet më të mira në vitin kalendarik 2022 në gjashtë kategori. Në ceremoni do të ndahet çmimi për “Lojtarin më të mirë të Kombëtares së Zvicrës”.
Dhe, i nominuar për këtë çmim është edhe kapiten i “Helvetikëve”, Xhaka. Manuel Akanji dhe Yann Sommer janë dy futbollistët tjerë të nominuar.