Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Projekti i 100 fushave në Vorë”, presidenti Duka prezanton investimin e radhës së FSHF-së

Shkruar nga NEWSPORT
“Projekti i 100 fushave në Vorë”, presidenti Duka

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të jetë aktive për përmirësimin e infrastrukturës në vendin tonë.

Është presidenti Armand Duka që ka bërë një postim në kanalet zyrtare në facebook ku bën me dije se tashmë radhën e fusha stërvitore në fshatin Ahmetaq.

Një impiant që do t’i shërbejë Akademisë së Vorës, por edhe komunitetit të zonës për të qenë pjesë e përditshme e aktivitete sportive.

Presidenti Duka shkruante në facebook-un e tij:

“ " " ë

Fusha e re stërvitore në fshatin Ahmetaq, pjesë e Bashkisë Vorë, është investimi i rradhës i Federatës së Futbollit në kuadër të projektit tonë transformues për ndërtimin e 100 fushave në të gjithë vendin.

Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe brenda dy javëve fëmijët e Akademisë së Vorës dhe komuniteti i zonës do të mund të shfrytëzojë këtë fushë me parametra standarte.

Infrastruktura cilësore është themeli i zhvillimit të futbollit dhe ne nuk do të ndalemi në ofrimin e kushteve më të mira për klubet e akademitë tona”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga