Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Projekti është gati, stadiumi i kryeqytetit zgjeron kapacitetin për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Projekti është gati, stadiumi i kryeqytetit zgjeron kapacitetin

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë pritet t'i nënshtrohet një rinovimi, teksa nga 13 mijë vende aktuale që ka për tifozët, numri do të shkojë në 20 mijë.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Fedratës së Futbollit në Kosovë, Eroll Salihu që ka konfirmuar një gjë të tillë për mediet kosovare, duke u shprehur se projekti është gati dhe së shpejti do të dërgohet në Komunën e Prishtinës, që është edhe pronarja e stadiumit.

Kësisoj, interesi i lartë për ndeshjet e Kosovës dhe forma e mirë e Dardanëve ka bërë që Federata t'i përgjigjet këtij interesi, duke rritur kapacitetin e tifozëve në kryeqytet.

Në FFK shpresojnë në ndihmën financiare të Ministrisë së Sporteve, teksa ky projekt pritet të marrë miratimin e organizmave përkatëse. Kështu, edhe skuadra e Prishtinës do të përfitonte nga ky projekt, duke pasur më shumë tifozë në ndeshjet e rëndësishme të saj.

"Ne së pari e kemi pasur një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi komuna e ka në pronësi stadiumin, por këtë plan e kemi prezantuar edhe në Qeveri, konkretisht te MKRS-ja.

Kjo ka mbetur tani në letër, pasi që po shihet edhe stabiliteti politik. Në parim duhet të miratohet dhe shpresoj se edhe MKRS-ja na ndihmon. Është një gjë që duhet ta shikojmë në aspektin juridik.

Me këtë plan, stadiumi "Fadil Vokrri" do të bëhej me rreth 20 mijë ulëse. Sa i përket çmimit të projektit, nuk e di se sa do të kushtojë. Shpresojmë se punimet të nisin vitin e ardhshëm, por që tani për tani nuk po dihet as për fatin e ndërtimit të stadiumit kombëtar.

Zgjerimi i kapacitetit në 'Fadil Vokrri' do t'u shërbente shumë tifozëve të interesuar për ndeshjet e Kosovës", tha Salihu.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga