Kur na ndajnë edhe 24 orë nga gjysmëfinalet e play-off që do të përcaktojnë më pas finalistët në garën e fundit për një kualifikim në Kupën e Botës 2026, platforma që merret me statistikat e aplikuara në futboll, "Football Meets Data", ka nxjerrë në pah projeksionet sa i takon shanseve reale për të gjitha skuadrat kombëtare që do të zbresin në fushë më 26 dhe 31 mars.
Kështu, Kosova shikohet më e avantazhuar se Shqipëria në renditjen që ka publikuar kjo platformë në rrjetin social X.
"Dardanët" mbajnë vendin e 9-të në klasifikimin e projeksioneve. Një kalim në finale mes Turqisë dhe Rumanisë kuotohet 41% për skuadrën e Franco Fodës, ndërsa kualifikimi historik në Botëror pëson një rënie në masën 20%.
Në anën tjetër, Shqipëria pozicionohet tre vende më poshtë në këtë renditje projeksionesh. Skuadra e Sylvinhos ka 32% shanse për të takuar në finale një mes Ukrainës dhe Suedisë, e në rastin më të mirë për të prekur ëndrrën "Botëror", kuqezinjtë kanë 11% shanse.
Kujtojmë se Shqipëria do të udhëtojë drejt Varshavës për ndeshjen me Poloninë, sikurse Kosova për ndeshjen me Sllovakinë.
⌛️ After a long wait, WC playoffs finally start tomorrow!
— Football Meets Data (@fmeetsdata) March 25, 2026
???? Not a single team has 50% or more to qualify!
???? Projected PO finals:
???????????????????????????? v ????????
???????? v ???????? (neutral ground in ????????)
???????? v ????????
???????? v ????????
???? In our ???? Simulator you can select any PO winner and see how it impacts the World Cup… pic.twitter.com/HG0bRGUzR4
