
E diela sportive në RTSH ka nisur mëngjesin e sotëm me garën e motorëve Moto 3 në orën 11:00, për të vijuar me Moto 2 në 12:20, ndërsa gara e Moto GP do të transmetohet në orën 14:00.
Ndërkohë që Kategoria e Parë do të jetë prezent në Televizionin publik shqiptar me takimin e Grupit të Jugut Dinamo-Shkumbini në orën 16:00.
Eventi sportiv i ditës së sotme në Shqipëri është pa diskutim edhe në TVSH, derbi Partizani-Tirana që do të startojë në orën 19:00 dhe do të transmetohet në RTSH.
Emisioni "Rubrika Sportive" do të nisë transmetimin në orën 18:30, pra 30 minuta para derbit me lidhje direkte, analiza, komente dhe intervista në prag të takimit Partizani-Tirana.
Ndërkohë që nesër, në TVSH do të transmetohet ndeshja e fundit e Javës së Parë të Kategorisë së Parë, Lushnja-Tomori në orën 16:00, ndërsa "Rubrika Sportive" do të startojë në 21:00.
[gallery columns="1" size="full" ids="39080"]