Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Procesi i licensimit të klubeve / Departamenti Ligjor në FSHF, takim trajnues me Administratën e Licencimit

Shkruar nga NEWSPORT
Procesi i licensimit të klubeve / Departamenti Ligjor në FSHF, takim

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar një takim trajnues me Administratën e Licensimit.

Kjo mbledhje u organizua në kuadër të programit të UEFA-s “Mbi Procesin e Licensimit të Klubeve, sezoni 2024/25”.

Trajnimi u udhëhoq nga Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licensimit në FSHF, Aldi Topçiu dhe Eduard Gjini, Menaxher i Licensimit, teksa të pranishëm ishin Administrata e Licensimit të klubeve (ekspertët e të gjitha kritereve si dhe anëtarët e të dy komisioneve juridike).

Fillimisht u bë edhe prezantimi i anëtarëve të rinj të komisioneve juridike dhe ekspertëve të kritereve si edhe u analizua procesi i sezonit të kaluar 2023/24, duke u shqyrtuar dhe komunikuar rezultatet e kësaj pune.

Më tej u vijua me prezantimin e Deklaratës së Pavarësisë dhe Konfidencialitetit dhe nënshkrimi nga anëtarët e komisioneve juridike dhe ekspertet e kritereve.

Sakaq, anëtarët e rinj të komisioneve dhe ekspertët e kritereve u njohën me ndryshimet në Rregulloren e UEFA-s për Licensimin e Klubeve, qëndrueshmërinë financiare & rregulloren e UEFA-s për licensimin e klubeve për Ligën e Kampioneve (për vajza) si dhe morën informacion e duhur mbi komunikimet me UEFA-n në lidhje me përgatitjen e rregulloreve te reja te licensimit, edicioni 2024.

Gjithashtu, u diskutua për vendimmarrjen dhe afatet e sezoni i ri 2024/25 si edhe për Deklarimin e Politikave të Licensimit të FSHF-së për sezonin 2024/25.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga