Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Problemi me rrogat çon drejt shkarkimit trajnerin e Superligës, klubi bën lëvizjen e papritur

Shkruar nga NEWSPORT
Problemi me rrogat çon drejt shkarkimit trajnerin e Superligës,

Skuadra e Flamurtarit në Superligën e Kosovës duket se ka shumë probleme brenda vetes edhe pse kjo gjë nuk duket në tabelën e renditjes, kjo për faktin se kuqezinjtë renditen të parë në këto javë të para të kampionatit.

Një nga problemet kryesore është ajo në lidhje me shlyerjen e detyrimeve ndaj stafit teknik. Lajmi është zbuluar së fundmi nga vetë trajneri i kësaj skuadre, Arsim Thaqi. Tekniku ka kërkuar dorëheqjen për këtë arsye.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit të Flamurtarit që nuk ka vonuar duke shlyer një pjesë të shumës së prapambetur duke e bërë teknikun të mendohet edhe një herë për kërkesën e dorëzuar për të lënë postin e trajnerit tek ky ekip.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, pasi nëse kuqezinjtë nuk shlyejnë të gjitha detyrimet kanë pas derës drejtuesit e skuadrës së Ballkanit që mund të marrin Thaqin për shkak se aktualisht ky ekip është pa trajner.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga