
Skuadra e femrave të Drenicës është tërhequr nga Superliga. Pas humbjes turpëruese 40-0 ndaj Feronikelit, klubi i njohur ka vendosur të largojë nga gara ekipin e femrave për shkak të problemeve të shumta me financat.
Në atë ndeshje, skuadra e parë preferoi të bojkotonte takimin dhe në të tilla kushte drejtuesin hodhën në lojë moshat U-16. Si të mos mjaftonte kjo, Federata e Futbollit të Kosovës i dënoi pasi në lojë ishin hedhur lojtare që nuk mund të ishin pjesë e skuadrës. Ngërçi financar nuk është zgjidhur dhe tërheqja nga gara është parë si opsioni i vetëm për Drenicën.
Poll