Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Probleme me vizat, reagon Shkupi: Mjaft më! Jemi edhe ne të këtij vendi, s’kemi përkrahje nga Federata maqedonase

Shkruar nga NEWSPORT
Probleme me vizat, reagon Shkupi: Mjaft më! Jemi edhe ne të këtij
Shkupi do të përballet ditën e nesërme me Hegelmann në orën 19:00 për raundin e parë kualifikues të Conference League. Bardheblutë do të sfidojnë në transfertë lituanezët dhe ditën e sotme do të udhëtojnë drejt Lituanisë. Mirëpo, klubi ka hasur probleme me pajisjen me vizë të lojtarit Walid Hamidi, i cili është ndër më të mirët në ekip. Me një postim në rrjete sociale kryeqytetasit reagojnë ndaj Federatës maqedonase duke u shprehur se nuk janë përkrahur aspak dhe ndihmën e vetme e kanë marrë nga Federata lituaneze dhe UEFA. -NJOFTIMI I KLUBIT- Mjaft më! FC Shkupi është ekip i këtij vendi. Ne si klub përfaqësojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut në Evropë. Kur jemi vetëm një ditë para ndeshjes së parë në kuadër të Ligës së Konferencës, ende nuk kemi marrë vizë udhëtimi për një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm, Walid Hamidi. Fatkeqësisht, jemi lënë të vetëm në përpjekjet tona për t'u marrë me këtë problem prej ditësh. Në ndihmë nuk na ka dalës as Federata e Futbollit të vendit tonë, e as ndonjë zyrtarë tjetër. Për të zgjidhur këtë problem, është përfshirë Federata e Futbollit të Lituanisë dhe UEFA, por ende nuk kemi marrë rezultat pozitiv, duke mbetur edhe një herë pa përkrahje.. Si rezultat i çdo arritjeje në Evropë, suksesi është edhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk po arrijmë ta kuptojmë, se pse një futbollisti nuk i jepet viza për të udhëtuar në një ndeshje futbolli.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Football Club Shkupi (@fcshkupi1927)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga