
Orët e ardhshme do të jenë decizive për të
ardhmen e Fernando Llorente. Sulmuesi spanjoll ka arritur akordin me Napolin dhe
brenda ditës së sotme do të zyrtarizohet te nënkampionët e Seria A.
Lajmi bëhet i ditur nga "Tuttospor", që zbulon edhe kushtet që ka
bindur ish-bomberin e Athletic Bilbao dhe Tottenham për të firmosur.
Do të jetë një kontratë dy-vjeçare, me një mundësi për ta zgjatur atë. Sulmuesi
do të fitojë 2.5 milionë euro në vit. Për të arritur te Llorente, Napoli fitoi
duelin me Interin.
Megjithatë, nga ana e saj, zikaltërit fituan nga ky operacion, pasi bllokuan
kalimin e Mauro Icardit në "San Paolo".
Poll