
Korabi vuajti jo pak largimin e lojtarëve titullar. Nga radhët e të larguarve ishin plot 7-të futbollistë duke lënë kështu një boshllëk të madh në radhët e klubit.
Pas kësaj ata disa ditë më parë arritën marrëveshjen me disa futbollistë që luanin në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ditën e sotme ata kanë nënshkruar me një tjetër futbollist.
Bëhet fjalë për Ariel Dobra. Ky i fundit ishte pjesë e Tomorit teksa tashmë vjen në radhët e klubit dibran për të zëvëndësuar Albers Keko. Keko pas një sezoni fantastik me Korabin u largua për t’u bashkuar me Partizanin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar në Facebook. Korabi thekson se ka arritur akordin me lojtarin i cili do të jetë pjesë e tyre për dy vitet e ardhshme.