Fabian Shahaj erdhi si një emër mjaft premtues te Partizani në merkaton e janarit. Sulmuesi i talentuar u afrua në formë huazimi nga hollandezët e Ado Den Hag me drejtuesit e Partizanit që kërkonin sulmues pas largimit të Xhuliano Skukës.
[caption id="attachment_697668" align="alignnone" width="553"] Fabio Shahaj[/caption]
Mirëpo, aventura e tij nuk shkoi aspak siç pritej teksa nuk la asnjëherë shenjë te të kuqtë. 21-vjeçari u inkuadrua në vetëm 2 ndeshje, me Teutën dhe Laçin në javët 18-të dhe 20-të duke zhvilluar gjithsej vetëm 31 minuta në total.
Huazimi i tij 6-mujor mbaron më 30 qershor dhe drejtuesit e kuq nuk kanë ndërmend të bëjnë ndonjë lëvizje për të. Në këtë mënyrë, Shahaj do të rikthehet në Hollandë te Ado Den Hag që zotëron kartonin e tij.