
Zlatan Ibrahimovic pritej të bënte ‘debutimin’ e tij si drejtues te Milani. Gjiganti suedez zyrtarizoi rikthimin e tij të bujshëm te kuqezinjtë javën e fundit, por jo si futbollit.
42-vjeçari do të jetë krahu i djathtë i presidentit Gerry Cardinale i cili do të marrë këshilla dhe udhëzime nga Ibra për merkaton dhe çështje të ndryshme brenda skuadrës, si dhe do të jetë një ambasador i kompanisë RedBird në sport.
Këtë të enjte, Ibrahimovic do të paraqitej për herë të parë në ditën e parë si drejtues në bordin kuqezi. Por, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet pasi suedezi po kalon një gjendje gripale. Futbollin e mbylli mes shumë dëmtimeve, ndërsa karrierën si drejtues po e nis sërish me mungesa, por Zlatan mbetet Zlatan dhe impakti i tij te Milani është i faktuar tashmë.