
Skuadra e basketbollit të Prishtinës ka emëruar si trajner, turkun Ahmet Kandemir.
Kampionët i Kosovës në basketboll, KB Prishtina ka njoftuar se ka arritur akordin me një prej trajnerëve më të dalluar të Turqisë, ndërsa ka drejtuar edhe më herët skuadrën e KB Prishtinës
Njoftimi i plotë i KB Prishtinës:
"Pas konfirmimit nga Liga e Kampionëve, fillojmë me vlugun e përgatitjeve për sezonin historik të klubit për pjesëmarrje në ligën më të fortë Evropiane të FIBA, kemi filluar përgatitjet për paraqitje dinjitoze në këtë konkurrencë shumë të fortë.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me krye trajnerin Ahmet Kandemir i cili është i njohur për tifozët e klubit tonë pasi edhe më parë ishte timonier i skuadrës.
Kandemir, njëri nga trajnerët më të dalluar të Turqisë do të marrë drejtimin e skuadrës për një fillim të fuqishëm në ketë nivel të ri të garave.
Shkurtimisht, Kandemir ishte drejtues i skuadrave të njohura Turke gjatë karrierës së tij, ndër to Besiktas dhe Pinar Karsiyaka, ndër skuadrat më cilësore të Turqisë.
Mirë se vjen në Shtëpinë e Kampionëve, Kampion.
Sampiyonlarin evine Hosgeldiniz
Së shpejti ju njoftojmë edhe për befasi tjera.
Besojmë fuqishëm në Prishtinën tonë”.