Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Do të martohej me 3 janar, aksidentohet motra e Lionel Messit

Shkruar nga NEWSPORT
Do të martohej me 3 janar, aksidentohet motra e Lionel Messit
Lionel Messi - Mario Sol Messi

Një lajm i keq ka tronditur familjen e Lionel Messit. Motra e argjentinasit, Maria Sol Messi është aksidentuar me makinën e saj.

Fatmirësisht ajo i ka shpëtuar më të keqes, por nga ana tjetër ka pësuar dëmtime të mëdha në shtyllën kurrizore dhe po merr gjithë shërbimin e nevojshëm nga mjekët. Motra e Messit është jashtë rrezikut të jetës dhe do të nisë menjëherë edhe procesin e rehabilitimit në Rosario.

Lajmi është konfirmuar nga familja. Ndërkohë mësohet se Maria do të martohej dhe do të bënte një dasëm madhështore më 3 janar. Por për shkak të aksidentit ajo ka vendosur të shtyjë gjithçka për një moment të dytë, teksa prioritet ka shëndeti i saj.

Motra e Messi siç dihet prej disa vitesh është në një marrëdhënie me Julian Arellano. Ky i fundit është anëtarë i stafit të ekipit U-19, saktësisht trajner i kësaj grupmoshe te Inter Miami.

Poll

Lexo gjithashtu