Teuta do të presë Egnatian në “Niko Dovana” dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 18-të të kampionati. Sfidë kjo që përkon me fundin e fazës së parë të Superiores dhe të fundit për këtë vit kalendarik.
Në këto kushte në Durrës kërkojnë ta mbyllin me fitore ndaj kampionëve aktualë të Superiores. Për këtë klubi iu bën thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në mbështetje të skuadrës.
“Sot është dita! Luajmë ndeshjen e fundit për vitin 2025 dhe stadiumi “Niko Dovana” duhet të jetë plot! Ftojmë të gjithë sportdashësit durrsakë të vijnë dhe të mbështesin ekipin. Eja edhe ti, merr një shok dhe le ta kthejmë stadiumin në festë!”, ka shkruar klubi.
Ndërkohë vlen të theksohet se sfida Teuta – Egnatia është parashikuar të startojë në orën 18:00. Aktualisht Teuta ndodhet në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit me 25 pikë, ndërsa Egnatia kryeson me 34.
View this post on Instagram
