Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Prishtina "rrëmben" mbrojtësin e kampionëve: Ma mbushi mendjen trajneri

Shkruar nga NEWSPORT

Prishtina ka filluar me ndërtimin e ekipit për sezonit e ardhshëm. Pasi u largua thuajse gjysma e skuadrës së sezonit kaluar, tashmë është koha që të mbushen hapësirat boshe.

Prej ditës së djeshme te Prishtina janë afruar 3 futbollistë të rinj për kontigjentin e sezonit të ardhshëm. I fundit është ai i mbrojtësit Ramiz Bytyqi që vjen nga Ballkani, që u shpall kampion sezonin e fundit.

Bytyqi ka dalë nga moshat e Ballkanit, ndërsa tashmë do jetë pjesë e Prishtinës, ku tregon se rol për transferimin e tij ka luajtur trajneri aktual i kryeqytetasve Ismet Munishi.

“FC Prishtina dhe futbollisti Ramiz Bytyqi kanë arritur marrëveshje dhe nënshkruar kontratë për tre vjetët e ardhshëm.

Bytyqi vjen nga skuadra e Ballkanit, ekip me të cilin është zhvilluar si lojtar, teksa për 13 vjet që nga grup-moshat e reja ka qenë pjesë e ekipit “portokalli”.

Mbrojtësi i djathtë është njohje e vjetër e trajnerit të ri të Prishtinës, Ismet Munishi, i cili e afirmoi Bytyqin në futbollin kosovar te skuadra e parë e Ballkanit.

23-vjeçari me Ballkanin edicionin e kaluar e fitoi titullin kampion.  Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës U-19 dhe U-21. Ramizi pas prezantimit te Prishtina e ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit tonë.

Pse te Prishtina? - Të gjithë e dinë se Prishtina është klub i madh dhe pas bisedës me trajnerin Ismet Munishi vendosa t'i bashkohem ekipit. Jam shumë i lumtur me këtë fakt.

Synimet - Synimet personale janë që të kem paraqitje sa më të mira me ekipin dhe t'i arrijmë objektivat që i ka klubi”, shkruan Prishtina në rrjetet sociale.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga